Nejmar në telashe, rrezikon të mos luajë deri në vitin 2021
Sipas “El Partidazo de COPE” klubi i Marsejës disponon pamje të një rasti ku braziliani ofendon rëndë në bazë racore futbollistin japonez Hiroki Sakai. Në rast se kjo gjë vërtetohet, atëherë Nejmar rrezikon të mos luajë deri në fillim të vitit 2021.
Organet përkatëse janë duke u marrë me këtë pretendim të klubi të Marsejës, teksa në ditët në vijim pritet të vijë edhe vendimi përfundimtar. Në rregullore është e përcaktuar qartë që ofendimet në bazë racore dënohen nga 8 deri në 10 ndeshje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



