E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nën hetime dy efektivë të Durrësit për korrupsion
Lajme

Nën hetime dy efektivë të Durrësit për korrupsion

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës referoi materialet proceduriale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Durrës për punonjësit e policisë:

Inspektor E. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Inspektor S. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Shtetasja I.H., e dyshuar se ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet u referuan pasi në datë 16.01.2023 Drejtoria Rajonale AMP Durrës është vënë në dijeni të një video të publikuar në rrjetet sociale ku një shtetas i paidentifikuar denoncon me pamje filmike një rast të kontrollit të një drejtuese mjeti, kryer nga dy punonjës policie, dhe në video dyshohet për mitmarrje nga punonjësit e policisë.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera, ngrihen dyshime të arsyeshme se punonjësit e policisë kanë komnsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, ndërsa shtetasja I. H., dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për 2 punonjësit e Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.