E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëna e dy fëmijëve mbahej peng, arrestohet autori
Publik News

Nëna e dy fëmijëve mbahej peng, arrestohet autori

Është gjetur Ersida Dyrmishi, e cila rezultonte e zhdukur prej 25 korrikut 2022.

Burimet bëjnë me dije se nëna e dy fëmijëve është gjetur në në Spitallë të Durrësit.

Policia ka arrestuar Marius Musakun, të cilin e akuzon se e mbante nën kërcënim. Ai është arrestuar në flagrancë dhe do të akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.

Ishin familjarët që bënë denoncimin se Ersida ishte larguar prej 25 korrikut nga banesa dhe që nga ajo ditë nuk kishin pasur më kontakte. Bashkëshorti i saj njoftoi policinë si dhe fotoja e gruas së zhdukur ishte shpërndarë në rrjete sociale për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Policia u vu në kërkim të gruas deri kur u mësua se ajo mbahej me forcë nga Marius Musaku.

Musaku nga Lushnja është emër i njohur nga policia si person me precedentë të mëparshëm penalë për akuzën e “pengmarrjes”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.