E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënë e dy fëmijëve, masakrohet me thikë shqiptarja në Itali para shtëpisë së saj
Lajme

Nënë e dy fëmijëve, masakrohet me thikë shqiptarja në Itali para shtëpisë së saj

Quhet Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria.

Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në fakt edhe pse mjekët e ndihmës së shpejtë u munduan ta mbanin në jetë ajo vdiq vetëm pak minuta më pas.

Sulmi ndodhi në via Firenze. Sipas asaj që ka dalë deri më tani, në atë moment ka qenë në punë bashkëshorti i gruas, i cili është marrë në pyetje nga karabinierët.

Sot raportohet se është vënë në pranga edhe autori i këtij krimi të rëndë.

I dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e 37 vjeçares shqiptare ishte një ‘një gjest i çastit dhe i pamotivuar’’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.