E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Neni i çuditshëm i Kodit Penal: Burg nëse bën seks jashtë Shqipërisë
Flash

Neni i çuditshëm i Kodit Penal: Burg nëse bën seks jashtë Shqipërisë

Drafti i ri i Kodit Penal, i cili ka qarkulluar në heshtje që prej verës së vitit 2025 dhe tashmë pritet të marrë dritën jeshile në Kuvend, sjell një paketë ndryshimesh të forta, veçanërisht në trajtimin e veprave penale me natyrë seksuale. Ligjvënësi ka zgjedhur të ashpërsojë ndjeshëm qasjen ndëshkuese, duke zgjeruar jo vetëm rrethin e veprave, por edhe përgjegjësinë penale.

Për herë të parë, në Kod parashikohet ndëshkimi penal për përfshirjen e fëmijëve si dëshmitarë të abuzimit seksual, për forma më të zgjeruara të shfrytëzimit të prostitucionit me të mitur, si dhe për organizimin e udhëtimeve me qëllime seksuale. Kjo e fundit ka ngjallur debat, pasi përfshin situata që shkojnë përtej kufijve të vendit.

Sipas nenit 108/b të draftit, përgjegjësia penale lind edhe në rastet kur marrëdhënia seksuale kryhet jashtë territorit të Shqipërisë. Me fjalë të tjera, nëse një person organizon ose lehtëson një udhëtim drejt një vendi tjetër dhe gjatë këtij udhëtimi kryhet një akt seksual që lidhet me veprat e parashikuara në Kod, dënimi me burg aplikohet pas kthimit në Shqipëri, pavarësisht legjislacionit të vendit ku është kryer akti.

Drafti thekson se ndëshkimi nuk kufizohet vetëm te rastet kur udhëtimi apo takimi organizohet kundrejt pagesës apo përfitimit material. Edhe në mungesë të një shpërblimi, organizatori mund të mbajë përgjegjësi penale, nëse provohet që qëllimi i udhëtimit ka qenë kryerja e veprës penale.

Neni përkatës parashikon dënim nga dy deri në gjashtë vite burg për organizimin e udhëtimeve për të tjerë, me apo pa shpërblim, me synim kryerjen e veprave penale të kësaj natyre, pavarësisht se ku realizohen ato.

Neni i pazakontë në Kodin e ri Penal: Burg nëse bën... seks

Në praktikë, kjo do të thotë se edhe një ftesë apo organizim udhëtimi, gjatë të cilit një i ftuar kryen marrëdhënie intime në vendin pritës, mund të sjellë pasoja penale për organizatorin.

Ndërkohë, drafti shkon edhe më tej kur bëhet fjalë për subjektet juridike. Në rast se kjo veprimtari kryhet nga një kompani, firmë apo ent tjetër juridik, përveç dënimit me burg për personat përgjegjës, gjykata mund të vendosë edhe mbylljen përfundimtare të subjektit.

Megjithatë, dokumenti nuk jep sqarime konkrete mbi mënyrën se si do të provohet kryerja e marrëdhënieve seksuale jashtë territorit të vendit, duke lënë hapësirë për paqartësi në zbatimin praktik të këtij neni. Pikërisht kjo pjesë pritet të jetë ndër më të debatuarat gjatë diskutimeve parlamentare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.