Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe dezinformimi të papranueshme
Duhen përgjegjësi edhe penale
TIRANË – Nënkryetarja e Kuvendit, gjatë fjalës së saj në Konferencën e Kryetarëve, u ndal te problematika e dezinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme në hapësirën publike.
Ajo theksoi se gjatë fundjavës opinion publik ishte dëshmitar i një lajmi plotësisht të pavërtetë dhe pa asnjë bazë faktike, i cili vuri në shënjestër familjarë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Sipas saj, pavarësisht se mediat që e publikuan këtë lajm u vunë në dijeni për të vërtetën, ato vijuan ta shpërndanin, duke përcjellë shpifje të hedhura nga Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.
“Nuk është e pranueshme ajo që ndodhi. Dezinformimi i qëllimshëm dhe sulmet ndaj familjarëve përmes lajmeve të rreme dëmtojnë rëndë besimin publik dhe klimën demokratike,” u shpreh nënkryetarja e Kuvendit.
Ajo bëri thirrje për gjetjen e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë që raste të tilla të mos përsëriten, duke theksuar se personat që orkestrojnë dhe përhapin lajme të rreme duhet të mbajnë përgjegjësi, përfshirë edhe penale, kur shkeljet janë të rënda.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



