E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënshkruhet memorandumi: Muhammed El Alabbar do ndërtojë në Durrës portin më të madh turistik të Mesdheut
Lajme

Nënshkruhet memorandumi: Muhammed El Alabbar do ndërtojë në Durrës portin më të madh turistik të Mesdheut

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me investitorin e famshëm Muhammed El Alabbar për ndërtimin e “Durrës Yachts & Marina”, porti i ri turistik i Durrësit që pritet të jetë edhe porti më i madh në detin Mesdhe.

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ndërtimi i portit të ri do të krijojë një shpërthim për ekonominë shqiptare.

Në reagimin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka falenderuar ndër të tjera edhe Princin e Kurorës së emirateve të Bashkuara Muhammed Bin Zayed.

“Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh  teknike e negociatash jo të lehta, nënshkruajmë sot Memorandumin e Bashkëpunimit, midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës.

Një falenderim i veçantë për Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed, pa bekimin e të cilit ky projekt nuk do të ishte i mundur”, shprehet Rama në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.