E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Neritan Sejamini: Veliaj po ja fut vetes!
Lajme

Neritan Sejamini: Veliaj po ja fut vetes!

Deklaratat e tij tregojnë se u shkel ligji…

Analisti Neritan Sejamini tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se deklarata e sotme e Erion Veliajt se inceneratori i Tiranës do të ndërtohet pas 5 vitesh tregon se koncesioni që ka bërë me privatin është i paligjshëm, sepse ky i fundit duhet ta bënte veprën me paratë e tij dhe më pas t’i merrte paratë nga shteti, por në fakt ka ndodhur e kundërta.

“Një nga arsyet që kontrata për inceneratorin e Tiranës u bë me koncesion  ishte se shteti nuk ka para dhe e ndërton privati. Po ça bën privati? Edhe ai nuk i paska paratë dhe do ta ndërtojë pas pesë vjetësh. Por nëse ishte puna për pas 5 vjetësh, shteti, me këto paratë që i ka dhënë privatit, e kishte ndërtuar inceneratorin. Privati e bën investimin në fillim dhe i merr paratë më pas.

Zoti Veliaj është duke u justifikuar për të mbuluar dhe justifikuar atë që nuk justifikon dot. Gafa që bën, është se po flasin më shumë se çfarë duhet. Një herë thotë një gjë, një herë një tjetër. Duket se po shpëton duke thënë se do të bëhet pas 5 vitesh. Çështja është pse e ke dhënë me koncesion këtë gjë, sepse ti e jep vetëm kur nuk ke të ardhurat. I bie që në themel kjo që ke bërë ti është e paligjshme, se ka shkelur ligjin e prokurimit publik dhe të koncesionit”-tha Sejamini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.