Nëse marrin pjesë në protestë, kërcënohen mësuesit dhe gjimnazistët
Mësues dhe gjimnazistë të Tiranës kanë marrë mesazhe kërcënuese në lidhje me pjesëmarrjen në protestën e studentëve ditën e nesërme. Drejtoritë e shkollave u kanë nisur emaili mësuesve të gjimnazit, ku i njoftojnë se në orët e organizmit e zhvillimit të protestës së studentëve ata duhet të jenë në mbledhje urgjente. Madje nëpërmjet këtyre mesazheve drejtoritë edhe mësuesit që kanë turnin e pasdites të jenë pjesë e mbledhjes, duke eliminuar çdo mundësi të marrin pjesë në protestën e studentëve. Kujtojmë se ditën e nesërme studentët kanë paralajmëruar për protesta më të mëdha, teksa kanë ftuar edhe gjimnazistë, pedagogë edhe mësues.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



