E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rihapet vendi  me masat lehtësuese që hyjnë në fuqi nga nesër, 1 qershor
Publik News

Rihapet vendi me masat lehtësuese që hyjnë në fuqi nga nesër, 1 qershor

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka rikujtuar edhe një herë masat lehtësuese që hyjnë në fuqi nga nesër, 1 qershor.

Sipas saj, prej të nesërmes lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjitha zonat, nuk ka më fasha kufizuese oraresh, lejohen plazhet, rihapen çerdhet, kopshtet, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kampionati i futbollit apo kurset profesionale dhe argëtuese.

“Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor. Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social dhe për të ruajtur higjienën vetjake”, shkruan ministrja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.