E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga aksidenti ku humbën jetën 15 persona, po lufton me vdekjen edhe një shtetas nga Shqipëria, emri
Lajme

Nga aksidenti ku humbën jetën 15 persona, po lufton me vdekjen edhe një shtetas nga Shqipëria, emri

Një nga të plagosurit në aksidentin e ndodhur në Maqedoni ku humbën jetën 15 persona është një shtetas nga Shqipëria.

I aksidentuari është 46 vjeç dhe quhet Fiqiri Mici me origjinë nga Kukësi dhe me banim në periferi të Tiranës.

Lajmi u konfirmua nga doktori që kryesoi ekipin e mjekëve që iu dhanë ndihmën e parë të aksidentuarve në rrugën Shkup-Tetovë, Ridvan Bajrami gjatë një interviste për News 24. Mici sipas bisedave që kishte bërë me bashkudhëtarët po kthehej nga Turqia.

Ndërkohë mjeku i konsideruar si hero, i cili bëri gjithçka që të shpëtonte sa më shumë të aksidentuar për 27 orë me radhë tha se po bën gjithçka mundet që ta shpëtojë kuksianin, sepse ia ka borxh pasi është diplomuar në Tiranë.

Autobusi u përmbys në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, mbrëmjen e së mërkurës së 13 shkurtit, ku për pasojë gjetën vdekjen 15 persona, kurse disa të tjerë janë në spital të plagosur. Tri prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.