E diel, 1 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studentët rikthehen në protestë, FNSH blindon Ministrinë e Arsimit
Lajme

Studentët rikthehen në protestë, FNSH blindon Ministrinë e Arsimit

Protesta studentore kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit të të rinjve dhe qytetarëve në Tiranë. Rreth orës 14:30, protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ku kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa numri i protestuesve vijon të shtohet, autoritetet kanë marrë masa të përforcuara për sigurinë e institucionit. Pranë godinës së Ministrisë së Arsimit janë dislokuar efektivë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), duke krijuar një prani të shtuar të forcave të rendit në zonë.

Përveç efektivëve, në gatishmëri është vendosur edhe autoboti i ujit, një tjetër masë e marrë nga policia në kuadër të menaxhimit të situatës gjatë tubimit.

Studentët dhe qytetarët po vijojnë kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë, ndërsa protesta e sotme vjen pas 20 ditësh mobilizimi dhe përplasjesh të vazhdueshme rreth kërkesave të lëvizjes studentore.

Pas tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit pritet të vijojnë marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë, ku do të vazhdojnë të kërkojnë largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.