Nga Borshi ndërron jetë në Greqi shtetësja zviceriane
Po lundronin me varkë por si pasojë e dallgëve përfunduan në afërsi të ishullit Erikusa në Greqi.
Shtetësja zvicerine Vera Kaser ka ndërruar jetë në spitalin e Korfuzit dje ishte duke lundruar në Borsh së bashku me bashkëshortin Peter Kaser 62 vjeç me një varkë por si pasojë e dallgëve përfunduan në afërsi të ishullit Erikusa në Greqi.
Shtetësja 52-vjeçare u gjet nga Forcat e Armatosura Shqiptare në bashkëpunim me autoritetet greke dhe u dërguan në spital, por gruaja ndërroi jetë. Bashkëshorti i saj sipas medieve greke raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



