Nga e mërkura MOTI merr tjetër kthesë
Prej më shumë se dy javësh, vendi ynë është përfshirë nga një valë e nxehtë dhe temperaturat e larta kanë qenë të ndjeshme. Megjithatë, meteorologët parashikojnë se kjo valë e nxehtë pritet të tërhiqet nga Shqipëria nga e mërkura e kësaj jave. Për nesër, pritet të shënohet një rekord i temperaturave, me mundësi të larta për të tejkaluar maksimumin e arritur më 21 korrik në Elbasan, prej 43.2 gradë Celsius.
Dita e nesërme pritet të jetë edhe kulmi i tretë i kësaj valë të nxehtësise. Në zona të izoluara në qarqet Elbasan dhe Berat, parashikohet që të regjistrohet një temperaturë prej 43 gradësh. Megjithatë, moti do të ndryshojë nga e mërkura, pasi do të ketë një rënie drastike të temperaturave me 6-7 gradë Celsius dhe prezencë të rrebesheve të izoluara, kryesisht në zonat veriore.
Temperaturat do të zvogëlohen në mërkurë dhe nesër, duke u ulur në maksimalet jo më shumë se 36 gradë Celsius, kështu që freskimin do ta ndjejmë menjëherë. Megjithatë, kjo rënie e temperaturave do të sjellë sfida në lidhje me erën, e cila do të rrezikojë përhapjen e flakëve në zonat e prekura nga zjarret, veçanërisht në Fier dhe Vlorë.
Gjatë ditëve të ardhshme, në periudhën nga të martën deri në të premte, pritet të fryjë një erë mesatare, dhe në momente të veçanta, edhe e fortë, e cila mund të sjellë probleme në zonat ku vatra zjarri janë akoma aktive. Kështu që, duhet që autoritetet dhe qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat e duhura për të parandaluar përhapjen e zjarreve në këto kushte të errëta të motit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



