E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga nesër thuajse përgjysmohet flota e transportit publik
Ekonomi

Nga nesër thuajse përgjysmohet flota e transportit publik

Shoqata e Transportit Publik ka deklaruar se sektori po përballet me një situatë të rënduar financiare, ndërsa mungesa e reagimit nga institucionet po e thellon krizën.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës, pavarësisht shqetësimeve të ngritura prej javësh dhe takimit të zhvilluar më 1 prill 2026 me autoritetet përgjegjëse, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për mbështetjen e operatorëve.

Si pasojë, duke nisur nga nesër, transporti publik do të reduktojë me 40% numrin e mjeteve në qarkullim, një masë që konsiderohet e detyruar për të përballuar situatën financiare.

Në njoftimin zyrtar thuhet se mungesa e reagimit konkret ka përkeqësuar ndjeshëm gjendjen e operatorëve, të cilët tashmë ndodhen në kushte të vështira për të vijuar aktivitetin.

“Duke filluar nga nesër do të reduktojmë flotën me 40% në shërbimin e transportit publik, si një masë e domosdoshme për përballimin e kësaj situate emergjente”, theksohet në deklaratë.

Operatorët u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe planifikim të lëvizjeve, duke paralajmëruar se ky vendim nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri për shkak të mungesës së reagimit në kohë nga institucionet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.