E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga patëllxhani te speci, Korreshi krahason ministrat me perime
Lajme

Nga patëllxhani te speci, Korreshi krahason ministrat me perime

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka zgjedhur ironinë dhe satirën për të sulmuar qeverinë. Ai përdori krahasime simbolike me perime, të cilat i vendosi përballë vetes në studio, duke i lidhur secilën me figura të rëndësishme të kabinetit qeveritar.

Me tone thumbuese, Korreshi i dha secilit ministër një “etiketë” metaforike, duke pretenduar se përmes këtyre krahasimeve përfaqësohej mënyra se si ata ushtrojnë pushtetin dhe ndikojnë në qeverisje. Kryeministri Edi Rama u krahasua me “patëllxhanin”, ministrja e Brendshme me “specin e kuq”, ajo e Shëndetësisë me “qitron”, ndërsa ministrja e Turizmit me “limonin”.

Deputeti demokrat nuk la pa përmendur as ministren Mirela Kumbaro, të cilën e krahasoi me lulelakrën, ndërsa Elisa Spiropalin e përshkroi si “hudhrën”, duke vijuar linjën ironike të kritikës së tij politike.

Vëmendje të veçantë ai i kushtoi zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila aktualisht ndodhet nën hetim nga SPAK.

Korreshi e krahasoi atë me “panxharin”, duke shtuar se “lekët e bëjnë sheqer e mjaltë”, një koment që u interpretua si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj çështjeve për të cilat po hetohet nga organet e drejtësisë.

Deklaratat e Korreshit në emisionin “Oponencë” ndezën debat dhe reagime, duke rikthyer në vëmendje gjuhën ironike si mjet të përplasjes politike në studiot televizive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.