E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga Selmani te Cikalleshi, në Turqi pushtimin e bëjnë shqiptarët
Publik News

Nga Selmani te Cikalleshi, në Turqi pushtimin e bëjnë shqiptarët

Sokol Cikalleshi po sh këlqen në Turqi. Me katër golat e fundit me kokë, bomberi i Kombëtares ka rigjetur formën e tij më të mirë, duke u bërë protagonist me pikë të rëndësishme për Koniasporin, por nuk është i vetmi. Edhe Endri Çekiçi la Slloveninë për të qenë pjesë e elitës në Turqi. Të tjerë, si Gentjan Selmani, Eduard Rroca, Kristal Abazaj dhe Valon Ethemi dhe David Domgjoni (ishlojtarë të Kombëtares U-21 të Shqipërisë), janë gjithashtu në Turqi. Thënë ndryshe, Turqia është shndërruar në tokën e premtuar të shqiptarëve.

cIKALLESHI FESTA

 

“TOKA E PREMTUAR”

Rregullat për lojtarët ekstrakomunitarë bëhen shpesh pengesë për ata të Kombëtares së Shqipërisë apo edhe përfaqësueses së Kosovës, për të qenë pjesë e pesë kampionateve elitare. Mirëpo, kontratat e majme dhe investimet në futbollin turk kanë thirrur shumë nga talentet shqiptare, të cilitdo shtet qofshin. Me një vëzhgim të thjeshtë, “Panorama Sport” ju sjell të paktën 17 lojtarë të Shqipërisë ose Kosovës, që janë pjesë e skuadrave turke këtë edicion.

FORMACIONI

Së fundmi Gentjan Selmani është bërë një pikë e rëndësishme e Bolusporit, duke përfunduar disa herë në formacionin e javës. Gjithashtu, Endri Çekiçi tek Ankaraguçu apo Cikalleshi në elitë me Koniasporin. Jo më pak edhe sulmuesi 24-vjeçar, Arb Manaj, i cili po kalon një formë mjaft të mirë. Sulmuesi i Balikesirsporit ka shënuar tre gola në katër ndeshje vetëm në kampionat. Pak kohë më parë, Armando Sadiku ishte një tjetër shqiptar që la Ligën e Dytë spanjolle për të provuar aventurën në futbollin turk.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.