E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NGA VIJNË PRODUKTET USHQIMORE QË KONSUMOJMË, JA 10 SHTETET KRYESORE QË FURNIZOJNË TREGUN SHQIPTAR
Lajme

NGA VIJNË PRODUKTET USHQIMORE QË KONSUMOJMË, JA 10 SHTETET KRYESORE QË FURNIZOJNË TREGUN SHQIPTAR

Shqipëria ka importuar produkte agro-ushqimore gjatë vitit që lamë pas në vlerën e 112.7 miliardë lekëve.  TV SCAN ka zbardhur listën e 10 shteteve kryesore që furnizojnë tregun shqiptar të agroushqimit, duke treguar kështu edhe nga orientohet më së shumti konsumit.

Pjesën më të madhe të tregut e zënë produktet italiane, ku vetëm gjatë 2017-ës kanë hyrë në Shqipëri 115 .1 mijë ton produkte me vlerë 18.5 miliardë lekë. Vendin e dytë e zë Greqia me 14.4 miliardë lekë importe, dhe më pas renditet Serbia, Rusia, Turqia, Polonia, Brazili, Gjermania.

Ndër vendet e fundit të listës së 10 shteteve kryesore që furnizojnë konsumatorët shqiptarë, renditen Kosova e cila ka sjellë në treg 3 miliardë lekë  produkte gjatë vitit që lamë pas dhe Bullgaria me 2.95 miliardë lekë.

Ndërkaq, janë një sërë shtetesh të tjera që zënë një peshë të rëndësishme në tregun agro-ushqimor shqiptar,  me vlera të konsiderueshme importesh,  nga 1 miliardë deri në 2.7 miliardë lekë siç janë Austria, Spanja, Ekuadori, Kanadaja, Ukraina, Maqedonia, Holanda, Kroacia, Hungaria etj.

Shqipëria ka një deficit tregtar një këtë sektor që regjistrohet në vlerën e 81.3 miliardë lekë dhe produktet e importit janë ato që dominojnë tregun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.