E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjarja e rëndë në Vaun e Dejës, Ardi Veliu pezullon nga detyra shefin e Komisariatit dhe dy policët
Publik News

Ngjarja e rëndë në Vaun e Dejës, Ardi Veliu pezullon nga detyra shefin e Komisariatit dhe dy policët

Lidhur me ngjarjen e rende ku u gjet i vetëvarur shtetasi Ardian Kallami, 47 vjeçari i cili kishte marre vendimin fatal per jeten pasi ishte shoqëruar për disa orë në Polici si i dyshuar për vjedhje, Ministria e Brendshme ka sqaruar se jane marre masa per shefin e Komisariatit te Vaut te Dejes dhe dy policet per te cilet thuhet se kane ushtruar dhune ndaj tij dhe e kane detyruar te pranoje ngjarjen.

NJOFTIMI

Pasi është vënë dijeni mbi ngjarjen Ministri i Brendshëm z.Fatmir Xhafaj ka urdhëruar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që në bashkëpunim me Prokurorinë të nisi një proces verifikimi dhe hetimi.

Pas verifikimeve paraprake ndaj punonjësve të Policisë të dyshuar si të implikuar me përgjegjësi, Ministri i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm shqyrtimin e çështjes me prioritet dhe marrjen e masave përkatëse deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Ardi Veliu sot ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës).

Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ndjekje të mëtejshme penale konform ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.