E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjarja në Fier, identifikohet biznesmeni i plagosur.
Lajme

Ngjarja në Fier, identifikohet biznesmeni i plagosur.

Një 52- vjeçar ka mbetur i plagosur me kallashnikov paraditen e sotme.

Bëhet fjalë për shtetasin Agur Vrenozi, i cili ka ndërhyrë të ndalonte disa hajdutë që po mundoheshin të vidhnin një pikë këmbimi valutor.

Mësohet se Vrenozi është pronari i një byrektoreje aty pranë.

Tashmë i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë raportohet se policia ka kapur në kohë rekord njërin nga hajdutët.

Autori ka braktisur mjetin në fshatin Baltes dhe është hedhur në lumë për të kaluar në anën tjetër.

Aty është bllokuar nga policia dhe i është sekuestruar edhe  një çantë me paratë që kanë vjedhur.

Policia mbetet në kërkim të autorëve të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.