Ngjarje e frikshme/ Masivi shkëmbor zë poshtë banesën
Një banesë është dëmtuar pasi një masiv shkëmbor është shkëputur duke i rënë sipër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibër të Matit, ndërsa është plagosur rëndë i zoti i shtëpisë shtetasi B.T, rreth 53 vjeç.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30.
Policia informon se në lagjen “Mali i Zi”, fshati Xibër-Murrizë, Mat, nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga shpata e malit një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së shtetasit B.T, rreth 53 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.
Shtetasi B.T, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është nisur drejt spitalit të Traumës, Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Në banesë ndodhej e gjithë familja, por fatmirësisht ata nuk janë dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



