E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NGJARJE E RËNDË, 40 VJEÇARI TENTON TË VRASË DREJTORIN E ALUIZNI-T (EMRI)
Lajme

NGJARJE E RËNDË, 40 VJEÇARI TENTON TË VRASË DREJTORIN E ALUIZNI-T (EMRI)

Një 40-vjeçar ka tentuar të vrasë me çifte drejtorin e ALUIZNI-t në Kukës, Vladimir Spahiu, pas një sherri të ndodhur në institucion për shkak të detyrës.

Mësohet se pas sherrit me Spahiun, 40 vjeçari ka marrë armën e gjahut në shtëpi dhe u rikthey në isntitucion duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës.

Njoftimi i policisë:

Kukës. Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Arrestohet në flagrancë autori, si dhe i bllokohet arma e gjahut. Eshtë marrë informacion se një shtetas ka kërcenuar shtetasin V.S, për shkak të detyrës, menjëherë strukturat e Policisë të Komisariatit dhe DVP Kukës kanë vlerësuar informacionin dhe organizuar punën, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit; -P.H., vjeç 40, banues në Kukës. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.