Ngjarje e rëndë në Tiranë: Vritet 40-vjeçari në Babrru
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Rreth orës 20:10, në zonën e Babrrusë, policia ka gjetur trupin e një burri pa shenja jete. Fillimisht i paidentifikuar, viktima është konfirmuar më pas se është Hajdar Ismailgeci, 40 vjeç.
Sipas burimeve, nga këqyrja paraprake e trupit është konstatuar një plagë e shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë fatale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të vrasjes dhe identifikimin e autorit. Ende nuk ka informacion mbi motivet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetime intensive dhe kontrolle për të gjetur autorin e dyshuar.
Ngjarja ka krijuar pasiguri dhe frikë tek banorët e zonës, të cilët kërkojnë më shumë siguri dhe prani të forcave të rendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



