E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjela sulmon  Ramën: More ç’është ky kryeministër i çmendur në Tiranë?!
Publik News

Ngjela sulmon Ramën: More ç’është ky kryeministër i çmendur në Tiranë?!

Avokat Spartak Ngjela reagon ashpër për daljet e shumta të kryeministrit Edi Rama për të folur rreth koronavirusit.

Ngjela e ironizon Ramën duke e quajtur “të fandaksur” që “s’ka lidhje me mjekësinë e nivelit të lartë”, dhe thotë se për këto çështje duhet të flasin ekspertët.

Sipas avokat Ngjelës, “halli” i Ramës është se nuk ka arritur të karantinojë shqiptarët e ardhur nga Italia.

Reagimi i Ngjelës:

More ç’është ky kryeministër i çmendur në Tiranë që del dhe iu tregon njerëzve nga tetevizioni e nga telefonët ato që tani i dinë dhe pulat? Pse nuk i mori deri në datën 12 mars këto masa?!!!!

Çfarë lidhje ka ky i fantaksur me mjeksinë e nivelit të lartë dhe me epidemiologjinë specifike të koronavirusit? Pse nuk nxjerr ekspertët, por del vetë tre herë në orë për të thënë gjëra që nuk kanë lidhje me vizatimin.

E ka një hall: pse nuk i karantinoi shqiptarët e çmendur që erdhën nga Italia të infektuar e sollën virusin në familjet e tyre dhe në Shqipëri? Kjo është pyetja që do përgjigje…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.