E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nikolle Lesi:  “Mbreti” Edi Rama i II-të
OP-ED

Nikolle Lesi: “Mbreti” Edi Rama i II-të

Nikoll Lesi ne nje shkrim per “KJ” nuk ka nguruar ta quaje Kryeministrin Edi Rama nje  “sulltan” nje Edi Rama i ll-te “mbret” absolut i cili do shfryje dufet dhe epshet e tij per pushtet pa kontroll duke patur perballe vetem pak opozite te dobet…

Lexoni shkrimin e plote :

Edi Rama mori çka endërronte brenda vetes në këto vite, qëkur hyri në politikë. I mori të gjitha! Nëse flasim me fjalorin elektoral të kryeministrit, ai tashmë ka timonin dhe tepsinë, krejt për vete.

Tashmë ndjehet i qetë se nuk ka pse merr rrugën për në kryesinë e Kuvendit apo të rrijë në zyrën parlamentare të natës së 17 majit duke kalkuluar me Bashën se si do të bashkëqeverisnin pa LSI. Qeverinë e ka bërë siç ka dashur, ministra ka vënë cilin (e) ka besuar dhe ka zgjedhur në PS si numrin dy në vend të Gramoz Ruçit, njeriun personal stoik, Taulant Ballën. Presidentin nuk e ndryshon dot, por as LSI. Do të kishte dashur ti kishte edhe këto nën varësi, por ja që duhet pak demokraci në këtë vend. Me Berishën zihet ditën dhe fjaloset me sms natën. Me Lulzim Bashën ka një periudhë “jo dashurie”, të cilën shpreson ta kthejë në dashuri si me 18 maji, sapo të vijë dita për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor dhe në ndarjen territoriale, të cilën e do PD.

Gjithsesi punët i ka në vijë. Qeveria e re sa ka filluar në udhën e vjetër, parlamentin e ka për miklim sa herë i prishet humori me ndërkombëtarët, popullin e takon sa herë kërkon të eglendiset në fundjavë, lojën e basketbollit me Vuçiçin e luan bukur. Të dy janë edhe të gjatë, bëjnë “kosh” në rajon në akord personal dhe për interesa personale politike.

Median e ka futur në kllapë, portalet akoma. Dy ish-miqtë, Koço Kokëdhimën dhe Ben Blushin, i ka “palosur”. 74 vota i ka të vetat, pa asnjë kundërshtim. Nëse do mund të bëjë edhe 84 vota. Damian Gjiknurin dhe Arben Ahmetajn i ka, aty, në gadishmeri! Të dy i ka bërë “supërministra”, po të duan ata e kthejnë rrjedhën e burimit, duke thyer edhe ligjet e fizikës. E çojnë ujin përpjetë!

E ça do me tepër Edi Rama i II-të?!

Të gjitha i mori. E keqja mund ti vijë vetëm nga vetvetja! Zakonisht, kur “mbretërit”, merrnin titullin i I-rë, shkonte deri te i II-të. Për të III-të nuk ka ndodhur. Edhe Edi Rama po shijon tani titullin perandorak “Rama i II-të”.

Ta shijojë, pasi të III-të nuk do ketë, nëse synon të marrë gjithçka për vete në “tepsinë” e tij pushtetare. E keqja vjen, zakonisht, nga vetvetja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.