Nis procedura zyrtare për shkarkimin e Ilir Metës
Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, njoftoi nga Kuvendi se PS ka depozituar në Kuvend, kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Metës. 55 deputetë kanë firmosur kërkesë mocionin për shkarkimin e Presidentit.
Balla tha se Presidenti, duke anuluar mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 30 qershor, i ka hequr të drejtën popullit për të zgjedhur dhe dekreti i kreut të shtetit bie ndesh me Kushtetutën.
Balla renditi një sërë argumentesh igjore pse PS gjykon se Meta ka shkelur ligjin, duke nënvizuar se Presidenti ka vepruar edhe mbi Kushtetutën dhe mbi sovranin.
Sipas mazhorances, Presidenti Meta eshte duke zgjatur mandatin kater vjeçar sipas parashikon kushtetuta, duke i mohuar sovranit zgjedhjen ne periodicitet.
“Sikur edhe një ditë më shumë përtej mandatit, ata kthehen në pushtetet autoritare pasi mandati u ka mbaruar. Ata kthehen në ushtrues pa tagra duke mos u ndjerë të lidhur nga sovrani. Është cënuar rëndë parimi i kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë. E drejta përbën bazën e veprimit të shtetit. Presidenti ka vepruar përtej këtyre parimeve.
Ai ka cënuar kushtetutën. Vendimmarrjet duhet t’i drejtohen vetëm kushtetutës. Kushtetuta është ligji më i lartë dhe deklarimi i epërsisë së saj përbën një aspekt thelbësor të së drejtës. Pra dhe ushtruar kompetencat vetëm në format kushtetuese. Vendimarrja e presidentit madje dhe parlamentit duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën. Kushtetuta i njeh Presidenti vetëm të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve. Dekreti është në kundërshtim të hapur me ligjin duke cënuar parimin e ligjshmërisë. Referuar kompetencave në kodin zgjedhor”, u shpreh Balla.

“Në përmbushje të realizimit të zgjedhjeve janë ngritur KZAZ, përgatitur dhe shpallur listat e zgjedhësve, është kryer regjistrimi i partive, janë depozituar listat e ka filluar fushata. Ndërkohë që ka filluar procedura zgjedhore presidenti ka nxjerrë dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019.
Arsyet e dhëna nga Presidenti kanë të bëjnë me shqetësimin e thellë për situatën politike, se kushtet aktuale s’do siguronin zgjedhje të vërteta gjithëpërfshirëse, bindjen se kjo është mënyra që ndihmon në zgjidhjen e krizës dhe se mbështetet në Kushtetutë. Kjo bie në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese.
Së pari është cenuar rëndë parimi i ushtrimit të sovranitetit nga populli. Sovraniteti i takon popullit e ushtron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet të zgjedhurve të tij. Në këtë kuptim i ka hequr sovranit të jetë i tillë”, u shpreh Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



