E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis sërish betonizimi i Tiranës
Lajme

Nis sërish betonizimi i Tiranës

Viti 2018 ka arritur të vendosë një rekord të ri për sektorin e ndërtimit, duke shënuar vlerën më të madhe që ndërtuesit kanë investuar në ekonomi që prej viteve të krizës.

Në fund të vitit që lamë pas, numri i lejeve të dhëna për ndërtim nga pushteti vendor arriti në 1194, një rritje në nivelin 50% krahasuar me 2017-n. Por pikën më të lartë të numrit të lejeve të dhëna e ka arritur periudha e fundit e vitit me 360 leje të miratuara.

Janë 59 miliardë lekë apo 480 milionë euro që do të investohen në këtë sektor në bazë të llogarive të bëra mbi projektet e miratuara,  shumica prej të cilave përfshijnë për punime ndërtime banesash, qendra tregtare, hotele dhe zyra. Vlera e investuar në ndërtim për 2018-n u rrit me 20%, raporton klan.

Sipërfaqja që do të ndërtohet arrin në 1 milionë 442 mijë metra katrorë, duke shënuar një rritje vjetore me 66%, ndërsa si tremujorë, ai i fundit të vitit që shkoi pësoi një rritje me 300%  krahasuar me një vit më parë. Numrin më të madh të lejeve të miratuara e mban kryeqyteti, i pasuar nga Durrësi, Korça dhe Fieri.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.