E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nisi bora, ARRSH njofton ku ka probleme me qarkullimin
Lajme

Nisi bora, ARRSH njofton ku ka probleme me qarkullimin

ARRSH ka njoftuar mëngjesin e sotëm mbi  gjendjen e akseve kryesore të vendit në kushtet kur gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit. Sipas ARRSH, kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gadishmëri.

Në rajonin verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna).

Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.