E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nisma “Thurje” depoziton kërkesën për regjistrimin në zgjedhje, Shabani: Në Tiranë garojmë për këshillat bashkiakë
Flash

Nisma “Thurje” depoziton kërkesën për regjistrimin në zgjedhje, Shabani: Në Tiranë garojmë për këshillat bashkiakë

Nisma Thurje depoziton në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e forcës politike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një prononcim për mediat, kreu i nismës “Thurje”, Endrit Shabani tha se ata kanë mbledhur 12 mijë firma si një kusht për regjistrimin e kësaj force politike.

Ai bëri të ditur se Nisma Thurje do të kandidojë vetëm për këshillat bashkiakë në disa bashki të vendit, pasi për kryetarë nuk kanë mbështetjen e mjaftueshme.

Shabani: Ne kemi sjellë, ndryshe nga partitë e vjetra, na është dashur të mbledhim 12 mijë firma në të gjithë Shqipërinë për t’u regjistruar në zgjedhje. Në Tiranë do garojmë për këshilla bashkiakë sepse mbështetja është e jashtëzakonshme, por jo e mjaftueshme për të fituar drejtimin e bashkisë.

Ne do shkojmë në këshillin bashkiak të Tiranës dhe këshillat bashkiakë të qyteteve të tjera kryesore, të Kukësit, të Korçës, të Lezhës, të Dibrës, të shkojmë për t’i ofruar një garanci që pavarësisht se çfarë premtimesh që do japin kandidatët për kryetarë bashkie, ne do jemi aty për të garantuar se këto premtime do mbahen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.