Një asteroid i gjerë 5 kilometra do të kalojë në afërsi të tokës
Një asteroid i gjerë 5 kilometra i quajtur 3200 Phaethon do të kalojë në afërsi të tokës pak para krishtlindjeve
Objekti gjigant është emëruar në bazë të një gjysmë zoti grek të quajtur Phaethon, që sipas legjendës gati shkatërroi tokën, shkruan rtv21.tv.
Asteroidi që NASA më herët e kishte quajtur potencialisht të dëmshëm do të kalojë 10 milionë kilometra afër tokës, që është relativisht afër në teme të hapësirës.
Ky objekt i ka habitur shkencëtarët, ngase duket edhe si asteroid, edhe si kometë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


