E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një avokat për Matin, PD zyrtarizon kandidatin për 9 nëntorin
Lajme

Një avokat për Matin, PD zyrtarizon kandidatin për 9 nëntorin

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Matit, që do të mbahen më 9 nëntor 2025.

Në garën për kryebashkiak, demokratët kanë përzgjedhur Eduart Brahilikën, me profesion avokat, i cili do të përfaqësojë zyrtarisht këtë forcë politike në zgjedhje.

Brahilika do të përballet me kandidatin e Partisë Socialiste, Altin Bojni, i cili është bërë publik më herët si përzgjedhje e mazhorancës për këtë bashki.

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Matit zhvillohen pas lënies vakant të postit të kryebashkiakut, dhe pritet të jenë një tjetër test elektoral për dy partitë kryesore në vend, në një klimë politike ende të tensionuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.