E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një çift që bashkëjetonin përfunduan në pranga
Lajme

Një çift që bashkëjetonin përfunduan në pranga

Nje çift qe bashkejetonin perfunduan ne pranga. Policia e Tiranes ben me dije se ka arrestuar shtetasin  R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.

Por, edhe kjo e fundit e ka pare veten ne pranga, pasi gjate kontrollit policiai ka gjetur armë qe e mbante pa leje.

 

 

NJOFTIMI 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K. Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.