E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një ditë pas inspektimit në inceneratorin e Tiranës, deputetja e PD publikon videon: Kanë firmosur që 430 milion euro, të “digjen” në vend të plehrave!
Lajme

Një ditë pas inspektimit në inceneratorin e Tiranës, deputetja e PD publikon videon: Kanë firmosur që 430 milion euro, të “digjen” në vend të plehrave!

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka publikuar në rrjetet sociale, videon pas inspektimit të komisionit hetimor parlamentar në inceneratorin e Tiranës, duke theksuar se ky incenerator “nuk ekziston fare”.

“Ku kanë shkuar 430 milionë euro?”- ngre pyetjen  Zhupa.

“Çdo gjë që është thënë nga qeveria dhe bashkia këto 4 vite e gjysëm ka qënë vetëm propagandë dhe mashtrim. Me Ramën në krye nuk ka zhvillim”, thekson deputetja e PD.

POSTIMI I PLOTE

Qytetarët panë me zë dhe figurë sesi paratë e tyre nuk shkojnë për djegien e plehrave sepse Inceneratori i Tiranës nuk ekziston!

Ku kanë shkuar 35 milion euro që janë paguar nga taksat e qytetarëve?!

Incenerimi nuk kryhet, metodat e reja të menaxhimit të plehrave nuk duken askund!

Çdo gjë që është thënë nga qeveria dhe bashkia këto 4 vite e gjysëm ka qënë vetëm propagandë dhe mashtrim.

Kanë firmosur që 430 milion euro, para të taksave të qytetarëve më të varfër në Europë,  të “digjen” në vend të plehrave!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.