Një foto sa 1000 fjalë!
Turp! Pensionisti që shet pjepra për të mbijetuar
Një pensionist, i ulur në trotuar, me disa arka me pjepra përpara. Nuk ka dalë për luks. Ka dalë të sigurojë disa të ardhura më shumë, sepse pensioni nuk i mjafton.
Kjo fotografi flet më shumë se shumë deklarata politike.
Pas një jete të tërë pune, një i moshuar detyrohet të dalë në rrugë për të shitur fruta, vetëm që të përballojë shpenzimet e përditshme.
Ky është realiteti që duhet parë: pensione që mezi përballojnë koston e jetesës, çmime të larta, karburante ndër më të shtrenjtat, probleme me furnizimin me ujë dhe një sistem shëndetësor që vazhdon të ketë vështirësi të mëdha.
Në vend që politika të humbasë energji me debate të vogla, duhet të merret me problemet që rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe veçanërisht mbi pensionistët.
Sepse pyetja për shumë të moshuar shqiptarë nuk është më vetëm sa është pensioni.
Është: si mund të jetohet me të?
Shekspiri shkroi: “Të rrosh apo të mos rrosh?”
Në Shqipërinë e sotme, për shumë pensionistë, pyetja duket edhe më therëse: si të rrosh kur pensioni nuk të mjafton për të jetuar?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



