Një gol i jep fitoren Borusias së Dortmundit
Borusia Dortmund mposhti Çelsin me rezultatin 1-0, në duelin e parë të vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Një përballje tepër emocionuese që u vendos nga goli i Adejemit në minutën e 63-të. Një kundërsulm vrastar, që falë shpërthimit të sulmuesit të Dortmundit, u finalizua me gol.

Pavarësisht se Çelësi ishte dominues në këtë takim, kryesisht në pjesën e dytë, fati duket se nuk qe me skuadrën e Poter, që shpërdoroi raste pafund shënimi, për meritë edhe të portierit dhe mbrojtjes kundërshtare, katërkëndori i Dortmundit mbeti i paprekur, teksa kualifikimi tashmë do të vendoset në sfidën e kthimit në “Stemford Brixh”.
FT: BORUSIA DORTMUND – ÇELSI 1-0
Adejemi 63′
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



