E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga përplasja e dy makinave
Lajme

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga përplasja e dy makinave

 

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Xengë, në Divjakë të Lushjes. Mësohet se viktima është Olsi Kote, 40 vjeç.

Rreth orës 19:25, në fshatin Xengë, Divjakë, shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Fiat, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi O.K”, njoftoi zyrtarisht Policia e Fierit.

“Shtetasi G.B dhe shtetasi E.A, 38 vjeç (pasagjer në mjetin tip ‘Fiat’), ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shtuan të njëjtat burime.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.