E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një peshkaqen monstër, ja në cilat brigje u filmua…
Uncategorized

Një peshkaqen monstër, ja në cilat brigje u filmua…

Një peshkaqen i bardhë me përmasa gjigante, madhësia e së cilit shkon nga pesë deri në gjashtë metra është shfaqur në një nga plazhet më të populluara të Australisë.

Peshkaqeni i bardhë në ujrat australiane u kap ditën e shtunë në filmimet e realizuara me dron nga krijuesi i filmit Dave Riggs në Plazhin e Katërt të Esperance në Australi.

Prania e këtij peshkaqeni të bardhë në ujrat australiane ka shkaktuar një frikë të jashtëzakonshme, pasi në muajin prill të këtij viti si pasojë e një sulmi nga një peshkaqen humbi jetën 17-vjeçarja Laeticia Brouëer.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.