Një rrugë si në Bulqizë e gjen në çdo periferi të vendit
Nuk është e vetmja rrugë në këtë gjendje dhe fatkeqësisht ka shumë si kjo ka në mbarë vendin.

Për të tilla rrugë dhe vendbanime shteti kujtohet vetëm në raste fushatash…me premtime boshe.
Fjala është për rrugën Tri Çezmat-Sopot, e cila ka gropa në të gjithë gjatësinë e saj, mungon sinjalistika, kanalet anësore dhe rruga ngushtohet dita-ditës.
Banorët që jetojnë në këtë zonë shprehen se rruga është një skandal i vërtetë dhe në të nuk shtë bërë asnjë investim prej vitesh.
Situata më e vështirë paraqitet gjatë dimrit, ku në rast se ndonjë banor sëmuret, transportimi i tij bëhet një sfidë gati e pakalueshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



