E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një shoqëri që proteston vetëm për copën e bukës!
Publik News

Një shoqëri që proteston vetëm për copën e bukës!

Këta njerëz janë naftëtarë që protestojnë sepse nuk janë paguar për punën e tyre për disa muaj me radhë, dhe tani nuk ponojnë fare, pasi uzina është mbyllur. Në dorë mbajnë disa fletushka që nuk i kanë shkruar vetë, ose ata që i mbajnë nuk janë naftëtarë, por ca të rinj aktivistë që i mbështesin.
Nëse këta do të kishin marrë paratë, do të kishin shkuar në shtëpi me vrap, me këmbë, jo me autobus.
Kjo nuk është një protestë për standarde demokracie, për liri dhe të drejta, apo arsye të tjera si këto. Kur në shtëpinë e një njeriu nuk ka bukë, vota, e drejta e fjalës, demokracia, ligji zgjedhor, kushtetuta, etj, quhen pallavra. Njerëzit i kërkojnë këto “salltanete” kur kanë mbushur barkun. Ndaj në një shoqëri të varfër nuk ka standarde demokracie, dhe sa më shumë të varfër bëhemi ne, aq më harbut bëhet pushteti, aq më shumë na vjedhin.

Ka dy zgjidhje:

Ose ata që vjedhin të ngopen dhe një ditë të thonë; mjaft, nuk duam më. Por kjo nuk ndodh

Ose ne të mos luftojmë vetëm për copën e bukës, por edhe për më shumë se kaq. Ndryshe do të mbetemi vetëm tek buka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.