Një talent shqiptar fut në sherr Shqipërinë e Kosovën, bëhet fjalë për…
Shqipëria dhe Kosova deri tani i kanë menaxhuar së bashku talentet e futbollit, duke mos ndërhyrë në zgjedhjen e futbollistëve me origjinë nga Kosova por të formuar në vendet e ndryshme perëndimore,. Megjithatë, kjo miqësi duket se ka marrë fund, pasi zyrtarë të futbollit kosovar, vecmas sekretari Eroll Salihu, janë deklaruar kundër hyrjes së Shqipërisë në valle për të marrë talentet me origjinë kosovare. Shkak i përplasjes në rastin e fundit është bërë talenti i Genk në Belgjikë, Edon Zhegrova, për të cilin kanë bërë ftesë të dy federatat, si ajo e Shqipërisë, ashtu dhe ajo e Kosovës. “Shqipëria nuk ka të drejtë ligjore të japë nënshtetësi, e më pas FSHF t’i paraqesë për regjistrim në FIFA, nëse futbollistët kosovarë nuk kanë të paktën njërin prind nga Shqipëria“.
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, shprehet se nëse një futbollist kosovar ftohet nga Kosova, do të ishte e papranueshme që ai të marrë ftesë edhe nga Shqipëria. “Rregullat për statusin e lojtarit nga FIFA janë të qarta. Nuk mund të marrin nënshtetësi dhe të bëhen pjesë e Shqipërisë pa pasur edhe një person nga Shqipëria, ose pa jetuar të paktën 2 vjet në Shqipëri. Kemi nisur diskutimet me FIFA-n për mbrojtjen e lojtarëve të Kosovës. Tashmë do reagojmë në rastin e parë“, thotë Salihu. Është e qartë tashmë se midis FSHF-së dhe FFK-së do të ketë përplasje, sepse Zhegrova është një talent me të ardhme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



