E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mos mu afroni, më lini të vdes”! Fjalët e fundit të studentes së Infermierisë që u vetëvra fatalisht
Lajme

“Mos mu afroni, më lini të vdes”! Fjalët e fundit të studentes së Infermierisë që u vetëvra fatalisht

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në qytetin e Korçës, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës pasi kishte konsumuar fostoksinë.

Kanë qenë familjarët e saj që e kanë gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në mesnatë dhe e kanë dërguar në spital, por aty ajo ka ndërruar jete.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë, e cila është e disata në pak javë, ku disa shtetas i kanë dhënë fund jetës së tyre duke konsumuar këtë helm.

Dhorjela Cule, vajza ishte studente ne degen e Infermierise. Ajo kur eshte cuar ne spital ka refuzuar ndihmen mjekesore dhe u thoshte infermiereve “mos mu afroni, me lini te vdes”.

Pavaresisht kesaj stafi mjekesor jane perpjekur ta shpetojne por nuk kane mundur te bejne asgje, tha gazetarja e Panorama.

Informacion paraprak

Më datë 30.03.2018, rreth orës 04:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka shkuar e shoqëruar nga familjarët shtetasja E.H, rreth 19 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase ka konsumuar fostoksinë në banesë, ku më pas në Spital ka ndërruar jetë.

Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.