E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një tjetër parti në prag të krijimit/ Ja kush janë themeluesit…
Lajme

Një tjetër parti në prag të krijimit/ Ja kush janë themeluesit…

Përplasjet dhe përçarjet e javëve të fundit në rradhët e Vetëvendosjes,ku shumë deputetë dhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie dhanë dorëheqjen nga postet drejtuese, duket se do të shoqërohen me krijimin e një tjetër partie në politikën e Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë se të dorëhequrit nga Vetëvendosja pritet të krijojnë partinë e re, e cila do të quhet “Alternativa Social Demokrate”, dhe kryetar i saj do të jetë ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa nënkryetare do të jetë Aida Dërguti.

Dardan Molliqaj, pritet ta mbaj postin e sekretarit të përgjithshëm në këtë parti të re. Gjithashtu pjesë e kësaj partie të re pritet të jenë edhe të dorëhequrit dhe të larguarit nga rradhët e Vetëvendosjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.