E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njësia Antikorrupsion i kërkon SPAK-ut të marrë pandehur një gjyqtare të Gjykatës së Tiranës, Ministri i Drejtësisë: Ka dhënë një nga vendimet më flagrante
Lajme

Njësia Antikorrupsion i kërkon SPAK-ut të marrë pandehur një gjyqtare të Gjykatës së Tiranës, Ministri i Drejtësisë: Ka dhënë një nga vendimet më flagrante

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri me dije se Njësia Antikorrupsion në dikasterin që ai drejton, i ka kërkuar SPAK-ut që të marrë si të pandehur gjykatësen Klorinda Çela, gjyqtare në Gjykatën Civile të Tiranës, për shkak të veprimeve të saj kundër interesit publik.

Nje nga vendimet më flagrante haptazi të paligjshme në kundërshtim skandaloz me interesin publik, pak ditë përpara se sa Vetingu ta largonte nga sistemi i drejtësisë”, tha Manja.

Manja theksoi se gjyqtarja në fjalë, pak ditë përpara se të shkarkohej nga sistemi i drejtësisë përmes vetingut, ka marrë vendime flagrante në lidhje me një pronë ku do të ndërtohej një teatër kukullash për fëmijët e kryeqytetit.

“Jam me avokatin e shtetit, për të informuar publikun me një rast skandaloz të abuzimit me detyrën e gjykatësit, gjykatësja K.Ç, në gjykatën civile të Tiranës ka lënë të shkruar në formën e një thirrje nga drejtësia vendimin për të marrë peng fëmijët e kryeqytetit dhe me fëmijët e tyre, që qeveria i ka premtuar një qendre të re, me teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të Tiranës, te Garda e Republikës, spostimi i gardës dhe hapja për fëmijët dhe bibliotekës, bëhet fjalë për një truall të shtetit, janë përgatitur projekt idetë për fillimin e saj, mirëpo gjykatësja K.Ç ka pasur një mendim tjetër, kur sapo ministria bëhet gati të nis punën, prona e shtetit na del me barrë”, shtoi Manja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.