NODTJA e AMBJENTIT/ Fier, merr flakë pusi i naftës në Cakran
Një pus nafte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz, të njësisë administrative Cakran të Fierit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Raportohet se pusi i naftës është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera.
Zjarri ka shkaktuar ndotje mjedisore, teksa zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



