Eksluzive/Sherr masiv tek Orange Club ne Sarandë
Sherr me grushte gjatë performancës së Noizy-t në Orange Club, Sarandë – përplasje mes bodyguardëve dhe një klienti rreth orës 03:15 të mëngjesit
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ambientet e Orange Club, një nga klubet më të frekuentuara të natës në Sarandë, ku po performonte reperi i njohur Noizy. Rreth orës 03:15, atmosfera festive u ndërpre nga një sherr me grushte, ku janë përfshirë disa punonjës sigurie (bodyguardë) të klubit dhe një klient i paidentifikuar.
Burime nga klubi nuk japin detaje të sakta, ndërsa policia nuk ka konfirmuar zyrtarisht ngjarjen deri në këtë moment. Nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, por ngjarja ka shkaktuar shqetësim te klientët dhe ka ndërprerë për pak minuta aktivitetin në klub.
Për momentin mbetet e paqartë nëse është ndërhyrë nga efektivë të rendit apo nëse do të ketë ndonjë procedim penal për incidentin.
Publik.al do të vijojë të ndjekë zhvillimet dhe të raportojë mbi çdo të re.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



