“Noter” Begaj autorizon Ramën për në Bordin e Paqes
Presidenti Bajram Begaj ka gjetur zgjidhjen më komode për përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, një firmë në letër dhe delegimin e gjithçkaje tek “padroni i madh”, kryeministri Edi Rama.
Dokumenti është nënshkruar nga Kreu i Shtetit, i cili, edhe këtë herë, zgjedh të jetë i pranishëm vetëm në aspektin formal.
Në vend që të përfaqësojë personalisht vendin në një strukturë që lidhet drejtpërdrejt me politikën e jashtme dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, Presidenti ka preferuar rolin e noterit institucional, duke ia kaluar skenën Kryeministrit.
Dokumenti tregon se, autorizimi është dhënë më datë 21.01.2026 dhe i firmosur nga Presidenti Bajram Begaj.
Sot, qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin përkatës, i cili pritet të miratohet pas diskutimeve të zakonshme, ndërsa mungesa e Kreut të Shtetit nga vetë tryeza e “paqes” kalon pa asnjë sqarim publik.
Më herët, Komisioni i Jashtëm e miratoi draftin me 13 vota pro dhe ia përcolli Kuvendit për votim, në një proces ku duket se përfaqësimi real i institucionit të Presidentit reduktohet në një firmë, një autorizim dhe një hap mënjanë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



