Noyzi dhe DJ i tij “arrest me burg”, Kosova kërkon ekstradimin

Gjykata e Tiranës cakton masë arrest me burg për Rigels Rajkun i njohur si Noyzi dhe DJ e tij për qëllime ekstradimi drejt Kosovës.

Sipas ligjit brenda 40 ditësh Kosova duhet te sjellë kërkesen për ekstradimin e tyre.
Noizy dhe DJ u shpallën në kërkim nga policia e Kosovës pas një përplasjeje që patën me Muhamet Isenin.
Në njoftimin për mediat, bëhet me dije se:
1.    Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.
2.    Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..
3. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..
5.    Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
6.    Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.
7.    Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.
8.    Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.
9.    Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..
U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024.

Publikuar nga Publik Media