E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk e vrau varka por  vrau shteti Joadën
Publik News

Nuk e vrau varka por vrau shteti Joadën

Të enjten protesta para kryeministrisë edhe PD e Partia e Lirisë gati ti bashkohen

Nuk e vrau varka por shteti. Nëpër rrjetet sociale i është bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën që do të organizohet të enjten ora 19:00 para kryeministrisë.

“Nuk e vrau varka por shteti” shkruhet në pankartën ku bëhet thirrje për të protestuar shoqëruar dhe me foton e një fëmije.

Ndërkohë kësaj proteste pritet ti bashkohet edhe opozita.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi përmes një postimi në facebook shkruan se Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare. “Është koha për t’i treguar këtij regjim kriminal, që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!”shkruan Blushi.

Edhe PD përmes një njoftimi për shtyp inkurajon çdo demonstrim civil dhe u bashkohet në indinjatë, të gjithë atyre shqiptarëve që zgjedhin çdo formë proteste, që nga statuset në rrjete sociale, te vigjiljet e solidaritetit dhe daljet publike të unifikuara, për tragjedinë e familjes Avdia, që humbi vajzën 7-vjecare.

“Protestat kundër dorës së shtetit që mbyll sytë e fëmijëve janë zëri i të gjithë të dhunuarve nga ky pushtet që nga thirrja ‘nuk keni parë gjë akoma!’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.