Nuk hapen ofertat e tenderit 130 milion euro në Fondin Shqiptar të Zhvillimit
Sot në mesditë, Fondi për Zhvillimin e Rajoneve, se në bazë të procedurës ligjore, duhet të hapë ofertat për kompanitë e parakualifikuara për tenderin e rrugës së lumit të Vlorës, një fond me vlerë 130 milion euro. Por, rreth një orë përpara se të zhvillohet proçedura, duket se korridoret e FSHZH-së, po gëlojnë dhe ka akuza se tenderi nuk do të zhvillohet. Pra, nuk do të hapen ofertat duke ngritur dyshime se një skenar korruptiv po luhet ne zyrat e drejtuesve të institucionit.
Një lojë e vjetër kjo që përdoret në institucione si FSHZH-ja për të manipuluar tenderin, duke gjetur detaje teknike, hapim nje leme një tjeter. Nuk ka asnjë arsye pse të mos respektohet një afat ligjor, pra, kur proçedura zhvillohet e rregullt, ka parakualifikim dhe më pas afati ligjor të detyron të hapësh ofertat dhe në fund të shhpallësh fituesit.
Por, në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve duket se ka një dorë tjetër. Dhe kjo duket të jetë dora e korrupsionit, ose dora e atij që do të shpallë fitues vetë drejtuesit e FSHZH, pa vlerësuar ofertat . Një tender që ngre mjaft dyshime.
Kompanitë e parakualifikuara janë pesë dhe kanë paraqitur ofertat, pasi është kryer një procedure parakualifikuese për më shumë se 6 muaj. Pra, normalisht sot ofertat duhet të hapen dhe të shpallet fituesi. Po tentohet që ofertat të mos hapen, për të bërë të mundur që më pas ato të shikohen në mënyrë të fshehtë dhe pastaj të ndryshohen për të bërë të mundur favorizimin e ndonjë pale./CNA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



