E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fajin për inceneratorët e ka Saliu, jo Rama dhe Veliaj
Lajme

Fajin për inceneratorët e ka Saliu, jo Rama dhe Veliaj

 

Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve, për të cilën shpenzohen rreth 1 miliard euro, ka çuar në pranga shumë zyrtarë e ish-zyrtarë. Po, gjithmonë është pyetja e madhe: a është përgjegjës Erion Veliaj? A mos ndoshta edhe Edi Rama?

Mirëpo, sipas një logjike brilante, që na e servirin prokurorë të SPAK-ut dhe disa politikanë, fajtor për të gjitha është as më pak e as më shumë, por Sali Berisha. Si? Nuk po e kuptoni? As unë nuk e kuptoj, por kjo është thelbi i fabulës.

Nëse ndonjë ditë do të shpiket një makineri e çmendur, e cila do t’i japë qindra milionë euro dikujt për asgjë, padyshim fajin do ta ketë Sali Berisha.

Shumëkush do të pyeste: po Edi Rama? Ai është si gjithmonë i pafajshëm.

Po Erion Veliaj? Këtë e dimë të gjithë: ai është një djali i mirë, që bën punët e përditshme të qytetit duke  pastruar edhe k*kën e Tiranës.

Ai thjesht dorëzoi një kërkesë të pafajshme për një incenerator, siç do bënte çdo kryebashkiak i përkushtuar. E çfarë nëse ai proces kaloi nga një koncesion i diskutueshëm e dyshues? E çfarë nëse ai firmosi në emër të Qarkut dhe këshillave bashkiakë rë Tiranës, Shijakut, Durrësit e Kavajés?! Kjo nuk ka lidhje me të. Ai ishte thjesht i lumtur që i ra të firmoste një dokument të shkruar nga të tjerët. A ka faj këtu? Në asnjë mënyrë!

Dhe kur paraja kaloi nga qeveria te llogaritë e Bashkisë Tiranë për inceneratorin që nuk ekziston, ishte vetëm një aksident financiar i rastësishëm. Të gjithë jemi të pafajshëm në një farë mase, apo jo? Është  krim shumë inteligjent dhe nuk ka birë nëne ta shbirilojë!

Por më në fund  vjen çudia më e madhe nga të gjitha:  SPAK-u bën një hetim të drejtë, pa “prekur” askënd. “Unë thjesht dorëzova një kërkesë” – thotë Veliaj. “Ne jemi të ndershëm e të pastër” – thotë Rama. Dhe faji mbetet gjithmonë te Saliu. Ai është simboli i së keqes, i të gjitha gabimeve që kanë ndodhur, që ndodhin dhe që do të ndodhin ndonjëherë në këtë vend. Ndaj e kemi vendosur ta mbajmë të izoluar në shtëpi

Në këtë botë absurde të politikës shqiptare, Sali Berisha është gjithmonë aty, si një fantazmë që u flet të gjitha prapësitë. Dhe të gjithë të tjerët, nga Edi Rama deri te Erion Veliaj, janë të pafajshëm – ashtu siç është edhe ky vend, që qysh nga mëngjesi deri në darkë mbushet me inceneratorë imagjinarë dhe politikanë të pafajshëm. Ndaj duke mbrojtur inteligjencën tonë  e  e rithem i bindur se fajin për inceneratorët e kishte, e ka dhe do ta ketë Sali Ram Berisha. Pikë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.